Covid/ Madridi bën të detyrueshme mbajtjen e maskave në të gjitha ambientet, e hapura dhe të mbyllura

28 Korrik 2020, 15:09| Përditesimi: 28 Korrik 2020, 15:10

  • Share

Në Madrid, autoritetet shëndetësore kanë vendosur detyrimin për mbajtjen e maskave në të gjitha ambientet, e hapura dhe të mbyllura, për të gjithë personat, duke filluar nga fëmijët 6 vjeçarë.

Masa e re kufizuese është pjesë e një seri masash të reja kufizuese që përfshijnë edhe urdhëresën për lejimin e tubimeve deri dhjetë persona, ndërsa baret dhe restorantet nuk do lejohen të qëndrojnë të hapura pas orës 1 e 30 pas mesnate.

Gjithashtu ata do të jenë të detyruar të regjistrojnë emrat dhe adresat e klientëve për të lehtësuar gjurmimin e rasteve të mundshme që mund të identifikohen të prekur nga Covid apo dhe rastet e kontaktit.

Që prej fillimit të pandemisë Covid, Spanja ka regjistruar në total më shumë se 272 mijë raste infeksioni dhe 28 432 viktima

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?