Covid, kryevirologu amerikan: Në SHBA rastet e reja rrezikojnë të rriten në 100 mijë në ditë

1 Korrik 2020, 09:02| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 09:07

  • Share

Kryevirologu Anthony Fauci në një seancë dëgjimore në Senatin amerikan ka ngritur alarmin teksa nuk e ka përjashtuar ditën e afërt kur SHBA brenda një dite do regjistrojnë 100 mijë raste të reja infeksioni nga koronavirusi, nëse amerikanët nuk do të fillonin të ndiqnim rekomandimet e shëndetit publik.

"Tani - tha Fauci - kemi mbi 40 mijë raste të reja në ditë. Unë nuk do të befasohesha nëse arritëm 100 mijë në ditë".

Një alarm që nuk e ndihmon aspak SHBA-në, një ditë pasi BE-ja vendosi të mbajë jashtë kufijve që do të hapen sot, shtetasit amerikanë.

Sipas presidentit Trump, vendimi për të mos hapur sot kufijtë me SHBA është hakmarrja e Europës ndaj vendimit amerikan të muajit mars për mbylljen e kufijve për udhëtarët evropianë.

Në Shtetet e Bashkuara, në 24 orët e fundit janë raportuar më shumë se 46 mijë raste të reja të identifikuar pozitiv me infeksionin e korinavirusit. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në harkun e 24 orëve që nga fillimi i pandemisë. Në vend numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 127 410, për një total infeksionesh prej 2 milionë e 635 mijë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?