Covid, ish shefi i inteligjencës në Britaninë e Madhe: U krijua në një laborator kinez, është përhapur për shkak të një aksidenti

4 Qershor 2020, 15:59| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 16:03

  • Share

Sir Richard Dearlove, duke cituar një studim, ende jo të botuar, të studiuesve britanikë dhe norvegjezë tha se "Koronavirusi u krijua nga shkencëtarët në një laborator në Kinë dhe u përhap në botë pas një aksidenti."

Sir Richard përmendi hulumtimin norvegjezo-britanik, i cili ka dalë në përfundimin se koronavirusi nuk la evoluuar natyrshëm dhe se te ai është ndërhyrë në gjenome

Eksperimentet sekrete

Deri më tani, shkencëtarët gjithmonë kanë qenë të ndarë për prejardhjen e koronavirusit.

Sipas Sir Richard Dearlove, shkencëtarët kinezë mund të kenë kryer eksperimente sekrete mbi lakuriqët derisa Covid-19, ‘rastësisht’, u arratis nga laboratori i biosigurisë së Wuhan.

Akademikë nga Spitali St George në Universitetin e Londrës dhe virologë norvegjezë kanë hulumtuar se "seksionet shtesë në gjenomë" ishin futur me dorë në ADN-në e koronavirusit.

Sir Richard Dearlove theksoi se rezultatet e raportit mund ta detyrojnë Kinën të paguajë te pjesa tjetër të botës për dëmet e shkaktuara nga koronavirusi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?