Kronikë

COVID 'ikën' nga spitalet rajonale, të infektuarit nga rrethet do trajtohen tek Infektivi! Manastirliu: Pritet lehtësim i masave nga komiteti

25 Maj 2021, 14:56| Përditesimi: 25 Maj 2021, 15:14

  • Share

Përmirësimi i situatës epidemiologjike në vend ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të vendosë mbylljen e pavijoneve covid në spitalet Rajonale. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu nga spitali i Elbasanit,  falenderoi bluzat e bardha për kontributin e tyre të vyer përballë virusit të rrezikshëm.

Prej 2 javësh situata  në vend është e qëndrueshme dhe sfidë tashmë mbetet shërbimi shëndetësor postcovid për pacientët të cilët shfaqin patologji të ndryshme.

Rastet që do të kenë nevojë për hospitalizim nga rrethet, do të dërgohen në spitalin Covid 1 në kryeqytet.

Ulja e rasteve pozitive me covid pritet të sjellë lehtësim të masave, që do të komunikohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve këtë javë. Por cilat do të jenë alternativat që qytetarët shqiptarë të udhëtojnë për pushime janë vendit?

Ministrja Manastiruliu tha se për këtë ka tre variante, pajisja me pasaporta vaksinimi , kryerja e një tamponi, dhe dokumentacionin që e ke kaluar Covid-in.

Në Elbasan nga hapja  e pavijonit covid morën trajtim mjekësor rreth 80-të pacientë. Numri i fataliteteve ka qenë fare minimal.


Lajmi kryesor:

14 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orë! Mbyllen spitalet COVID në rrethe, pritet lehtësim i masave nga Komiteti Teknik


//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?