Kombëtarja shqiptare

COVID i sjell shqetësime Edi Rejës, tekniku kuqezi riformaton listën e lojtarëve të grumbulluar, ja ndryshimet

21 Mars 2022, 10:00| Përditesimi: 21 Mars 2022, 10:14

  • Share

TIRANË- COVID-19 i ka sjellë sërish probleme Edi Rejës. Trajneri i Kombëtares i është dashur që të riformatojë listën e futbollistëve të grumbulluar, kjo pasi Enea Mihaj është prekur nga virusi, teksa dyshimet janë edhe për Nedim Bajrmi. Reja ka zëvendësuar me mbrojtësin Herdi Prenga mesfushorin Endri Çekiçi. 

Për Prengën është një rikthim pasi është grumbulluar edhe më parë me Kombëtaren A, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Kombëtares U-21 në të kaluarën. Futbollisti do t’i bashkohet të hënën skuadrës në grumbullimin që do të nisë në Barcelonë. Ndërsa Çekiçi ka qenë rregullisht pjesë e Kombëtares në ndeshjet e fundit.

Shqipëria do të luajë me Spanjën në Barcelonë më 26 mars miqësoren e parë dhe më 29 mars do të presë Gjeorgjinë në “Air Albania” në miqësoren e dytë të këtij muaji.

Debutuesit këtë herë do të jenë tre duke filluar me portierin Elhan Kastrati, i cili aktivizohet në Serinë B italiane me Çitadelën, mesfushori Kristjan Asllani, që po shkëlqen në Serie A me Empolin dhe mbrojtësin Adrian Bajrami të Benfikës. Mbrojtësi 19-vjeçar ishte grumbulluar fillimisht me ekipin Kombëtar U-21, por pas bisedës mes stafeve teknike u vendos që të kalojë te ekipit Kombëtar A.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?