Covid, ekspertët e universitetit Bio-Medico në Romë: Koronavirusi po humbet fuqinë dhe po ul vdekshmërinë

7 Maj 2020, 14:51| Përditesimi: 7 Maj 2020, 14:54

  • Share

Ekspertët e universitetit Bio-Medico në Romë, gjatë një audicioni para senatit deklaruan se Covid 19-humb fuqinë, evoluon, por humbet forcën e infektimit, dhe me gjasa edhe vdekshmërinë.

Sipas tyre, në Itali, ka patur dy hyrje epidemike të ndryshme, në dy javë distancë. Veriu pati një tsunami absurd, të paparashikueshëm dhe të papritur.

Eksperti Massimo Cikozi tha se “po vëmë re se virusi po e humbet fuqinë. Po vazhdon të ndryshojë por po bën mutacione që për të nuk janë më të dobishme.”

Humbjen e fuqisë së virusit, ekspertët e shohin tek numri më i vogël i personave në terapi intensive.

Kjo, sipas ekspertëve vjen sigurisht për shkak të terapive por edhe për shkak të humbjes së fuqisë së virusit.

Sidoqoftë, ekspertët nuk e dijnë se sa do të zgjasë kjo situatë por thonë se i nxehti mund të jetë armik i virusit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?