Covid, e pështyu pasagjeri i infektuar, vdes nga koronavirusi fatorino e trenit në Londër

12 Maj 2020, 15:36| Përditesimi: 12 Maj 2020, 15:39

  • Share

Një fatorino treni ka humbur jetën nga koronavirusi në Londër, pasi u pështy nga një pasagjer i cili i kishte thënë fillimisht se ishte i sëmurë.

Ngjarja ka ndodhur rreth 1 muaj më parë, ndërsa 47-vjeçarja ndërroi jetë ditën e sotme.

Belly Mujinga, e cila kishte probleme të thella të frymëmarrjes, u pranua në Spitalin Barnet dhe u fut në një ventilator, por nuk arriti të mbijetonte.

Policia Britanike e Transportit thotë se incidenti nuk ishte raportuar në atë kohë në 22 Mars, por tani ka filluar një hetim për të gjetur të dyshuarin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?