Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, bëri me dije shifrat e ndryshuara të ditëve të fundit, duke nënvizuar një përkeqësim të situatës.
"Situata paraqitet në një nivel risku të shtuar. Incidenca 14-ditore rezulton e rritur në 301 persona për 100. 000 banorë. Mesatarja ditore për rastet pozitive është 704 për javën që lamë pas. Raporti i vdekjeve me rastet pozitive është 2.1 përqind. Femrat të prekura kemi 52% dhe meshkuj 48%.
Numri i testimeve është nga targeti 1 për 1000 banorë në javë kemi kaluar në 5.8 në 1000 banorë. Kjo situatë kërkon respektimin e masave", tha Fico.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Universitetet do vijojnë online! Asnjë frikë për ezaurim të spitaleve COVID, është rritur koha e pritjes së qytetarëve
K.T.//ReportTv.al