Covid, BE diskuton rihapjen për turizmin paneuropian

18 Maj 2020, 10:02| Përditesimi: 18 Maj 2020, 10:05

  • Share

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas do të diskutojë sot me homologët e tij të Bashkimit Europian për trajtimin e çështjes së lehtësimit gradual të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe për rihapjen e turizmit veror në kontinentin e vjetër.

Maas do të marrë pjesë në një video-konferencë me ministrat e Jashtëm të Spanjës, Italisë, Austrisë, Greqisë, Kroacisë, Portugalisë, Maltës, Sllovenisë, Qipros dhe Bullgarisë, ku do të synojnë koordinimin për rihapjen e kufijve të tyre për turistët.

Maas planifikon të lehtësojë gradualisht kufizimet dhe të lehtësojë udhëtimet drejt vendeve europiane për sa kohë që numri i infeksioneve nuk po rritet.

Ministrat do të diskutojnë në një kohë kur Komisioni Europian, para disa ditësh, nxori udhëzimet e nevojshme për të trajtuar turizmin në mes të krizës shëndetësore.

Qeveritë parashikojnë që njerëzit të jenë në gjendje të bëjnë pushimet verore në shumë pjesë të Europës.

“Ekziston një shans i mirë që ne do të jemi në gjendje të udhëtojmë jo vetëm në Gjermani, por jashtë vendit për në Europë, këtë verë”, theksoi zyrtari përgjegjës i qeverisë gjermane për turizmin, Thomas Bareiss për gazetën ”Stuttgarter Zeitung”.

Bareiss theksoi se ”ishte i bindur se alarmi global i udhëtimit do të jetë thjesht një histori pas 14 qershorit”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?