Covid, autoriteti Italian i OBSH: Udhëtimet me avion duhet të shmangen

25 Qershor 2020, 09:54| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 09:58

  • Share

Walter Ricciardi, Drejtori i Observatorit Kombëtar të Shëndetit në Rajonet Italiane si dhe anëtarë i këshillit teknik të OBSH-së, gjatë një interviste për televizionet italiane, teksa fliste për masat parandaluese që duhet të ndiqen gjatë verës për të zvogëluar shanset për t'u infektuar me koronavirus, tha se udhëtimet me avion tani për tani duhet të shmangen, pasi maskat kirurgjikale në ambientet e mbyllura dhe me njerëz aq afër me njëri tjetrin, nuk mbrojnë nga Covid.

Eksperti theksoi gjithashtu se edhe gjatë verës është e rëndësishme të vazhdohet të respektohet distancimin shoqëror dhe të ndiqen rregullat e higjienës së duarve, larja me sapun dhe ujë (kur është e mundur) ose me xhel dezinfektues.

"Nëse aplikoni këto dy masa, mund të shmangin pothuajse 100% infeksionin nga koronavirusi – tha Ricciardi

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?