Covid/ Austria nis në janar vaksinimin e personelit shëndetësorë

1 Shtator 2020, 16:10| Përditesimi: 1 Shtator 2020, 16:13

  • Share

“Vaksinat e para kundër koronavirusit mund të administrohen në Austri që prej fillimit të vitit të ardhshëm dhe do të përfshijnë kryesisht personelin shëndetësor’, p- kështu është shprehur ministri austriak i Shëndetësisë, Rudolf Anschober.

“Deri tani gjërat po duken mjaft mirë”, shtoi ai, duke iu referuar kohës për hartimin, çertifikimin dhe tregtimin e dozave të vaksinave.

Në fillim të vitit 2021, Vjena shpreson të marrë 600 000 doza vaksinash dhe parashikon të imunizojë duke filluar nga janari, 300 000 persona, kryesisht personel shëndetësor, para se të shtrihet tek ata që dëshirojnë ta aplikojnë, para verës.

Austria njoftoi të enjten pjesëmarrjen në një marrëveshje të gjerë të BE me grupin farmaceutik AstraZeneca për të siguruar prokurimin e gjashtë milionë vaksinave.

“Përveç kësaj, Bashkimi Europian (BE) dhe Komisioni po negociojnë me pesë kompani të tjera për përfundimin e marrëveshjeve të parablerjes në mënyrë që të marrin një portofol të ekuilibruar të vaksinave”, theksoi Ministria austriake e Shëndetësisë në një deklaratë.

Marrëveshja me AstraZeneca u nënshkrua si pjesë e një strategjie europiane të miratuar në qershor 2020 për të siguruar të gjithë banorët e Bashkimit Europian me vaksina brenda 12 deri në 18 muaj.

Austria, e cila ka 8.8 milion banorë, regjistroi zyrtarisht të martën gati 27 500 raste me COVID-19 dhe 734 të vdekur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?