Covid/ Asnjë viktimë në Kosovë, regjistrohen vetëm 33 raste të reja

8 Tetor 2020, 15:04| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 15:07

  • Share

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka njoftuar sot për 33 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 711 mostrave.

Sipas tij, përgjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka raportuar më 8 tetor për 46 persona që kanë mposhtur virusin.

Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars, IKSHPK-ja ka raportuar për 15,971 të prekur me sëmundjen COVID-19

Prej tyre, 638 pacientë kanë vdekur, kurse rastet aktive janë 1,144.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?