Covid/ Agjencia Europiane e ilaçeve nis procedurat e aprovimit të vaksinës gjermane të Biontech

6 Tetor 2020, 16:20| Përditesimi: 6 Tetor 2020, 16:34

  • Share

Agjencia Europiane e ilaçeve (EMA) ka filluar të analizojë të dhënat e vaksinës kundër Covid-19 të zhvilluar nga kompania gjermane Biontech në bashkëpunim me Pfizer

Sipas agjencisë europiane të barnave, kjo është vaksina e dytë kandidate që arrin këtë faze, pas asaj të Astra Zeneca dhe Oksfordi.

Sipas EMA, kjo nuk do të thotë se kanë përfunduar verifikimet mbi efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës, pasi shumica e të dhënave duhet të analizohen ende nga CHMP (Komiteti për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor).

Autoritetet e agjencisë europiane të barnave theksuan se po analizon të dhënat laboratorike dhe jo ato klinike të vaksinës së Biontech.

Vendimi për të filluar testimin e vaksinës së Biontech bazohet në rezultatet paraprake të studimeve jo-klinike dhe klinike për prodhimin e antitrupave dhe qelizave T (qelizat e sistemit imunitar, d.m.th. mbrojtjet natyrore të trupit) që synojnë virusin Covid.

Provat klinike të vaksinës në shkallë të gjerë mbi mijëra njerëz të vaksinës janë duke u zhvilluar dhe rezultatet do të jenë në dispozicion në javët dhe muajt e ardhshëm. Këto do të japin informacion se sa efektive është vaksina në mbrojtjen nga Covid-19.

Vaksina e AstraZeneca-Oksford dhe Biontech- Pfizer janë dy nga më të përparuarat në prova.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?