Ka shkuar në 449 numri i viktimave nga koronavirusi përgjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe.
Bëhet fjalë për numrin e personave që kanë humbur jetën në spital, ndërkohë që 331 raste u shënuan në Angli, 83 në Skoci, 21 në Uells dhe 14 në Irlandën Veriore (këta të fundit ndërruan jetë në shtëpitë e të moshuarve, apo vende të tjera).
Këto shifra u bënë publike nga vet kryeministri Boris Johnson, i cili raportoi sot në Dhomën e Ulët për herë të parë që nga shërimi prej koronavirusit.
Kujtojmë se Britania e Madhe është vendi më i goditur në Europë, krahasuar me numrin e vdekjeve.
Lajmi kryesor: