Ministeriali i NATO-s për COVID-19, Xhaçka:Aleanca duhet të tregojë unitet politik dhe solidaritet

15 Prill 2020, 18:53| Përditesimi: 15 Prill 2020, 19:52

  • Share

Sot është zhvilluar ministeriali i NATO-s ku për herë të parë mbledhja është bërë online, si shkak i COVID-19. Gjatë fjalës së saj ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka theksoi se COVID-19, është një kërcënim dhe sfidë serioze për sigurinë e Aleancës, por në këtë situatë duhet të tregojë unitet politik dhe solidaritet.  E gjitha kjo sipas Xhaçkës mund të arrihet pasi Aleanca ka aftësitë, burimet dhe forcat për tu bashkuar kundër kësaj pandemie.

"COVID-19 është një kërcënim dhe sfidë serioze për sigurinë e Aleancës. Solidaritet me të gjithë aleatët për humbjet në njerëz si rezultat i pandemisë. Mirënjohje për “ushtrinë e bardhë” të angazhuar në vijën e parë kundër armikut të padukshëm.

Pandemia gjeti të papërgatitur edhe vendet me ekonomi më të mëdha se Shqipëria. Jam krenare për kontributin e jashtëzakonshëm të Forcave të Armatosura. Ekspertiza dhe disiplina e FA ka një rol në përballimin e pandemisë. Unitet politik dhe solidaritet, mesazhi që Aleanca duhet të tregojë tani. Koha për të reflektuar se çfarë duhet bërë më mirë.

Të rigjenerojmë diplomacinë publike kundër fushatës dezinformuese dhe lajmeve të rreme. Me solidaritet do ia dalim të përballojmë sfidat e ashpra, pasojë e pandemisë. Ndihma përmes Qendrës Koordinuese Euro-Atlantike për Reagimin ndaj Fatkeqësive është instrumenti i duhur. Kemi aftësinë, burimet dhe motivim për të bashkuar forcat" tha Xhaçka.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?