Covid 19, vështirësitë e artistëve freelance

17 Prill 2020, 20:18| Përditesimi: 17 Prill 2020, 20:23

  • Share

E nderuar znj. Ministre,

Së pari uroj që ky e-mail t’ju gjej mirë. Jam Rosella Pellicciotti, performuese/kërcimtare/artiste dance-teatri, banuese në Tiranë dhe aktive me profesionin tim si brenda, edhe jashtë Shqipërisë.

Ju shkruaj në emrin tim dhe të shumë kolegëve që gjenden në të njëjtën situatë me mua gjatë kësaj kohe të jashtëzakonshme. Shqetësimi im është i lidhur me faktin se kemi si burim të vetëm të ardhurash shpërblimet e projekteve në të cilat marrim pjesë.

Duke qenë se punoj si freelance, nuk kategorizohem as si biznes, as e punësuar me rrogë, as e papunë, as e punësuar në të zezë, (në çdo projekt punësohem në mënyrë të rregullt dhe 15% e çdo shpërblimi paguhet si taksë). Në këtë kohë kur çdo projekt është anulluar e çdo teatër i mbyllur për arsye sigurie (e me shumë mundësi do të qëndrojnë mbyllur për një kohë jo të shkurtër), unë dhe shumë të tjerë mbetemi pa të ardhura bazë për mbijetesë – deri më sot nuk kam dëgjuar asnjë lajm që të ketë të bëjë me përfshirjen e kategorisë sonë të veçantë në paketën ekonomike të parashikuar nga shteti për tejkalimin e situatës.

Ju shkruaj juve me shpresën se do ta ngrini këtë çështje për shqyrtim, në rast se nuk është marrë ende në konsideratë. Në pamundësinë për të komunikuar drejtpërdrejtë me kryeministrinë, uroj që me ndihmën tuaj ky shqëtësim të vihet në vëmendjen e kryeministrit dhe çdo entiteti tjetër vendimmarrës.

xy/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?