COVID 19 dhe universitetet/ Studentët, kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Komitetit Teknik: Pas provimeve të kthehemi në auditor, të anulohet tarifa

23 Janar 2021, 17:55| Përditesimi: 23 Janar 2021, 18:02

  • Share

Masat e marra për përballimin e pandemisë COVID në vend kanë bërë që mësimi në këtë vit akademik në universitetet shqiptare deri më tani të bëhet online. Kjo i ka shqetësuar studentët të cilët herë pas herë kanë kërkuar rikthim në auditore.

Së fundmi Bordit Kombëtar Studentor i ka nisur një kërkesë Ministrisë së Arsimit si edhe Komitetit Teknik të Ekspertëve me dy kërkesa kryesore: Rikthimin në fakultete në sezonin e dytë dhe anulimin e  tarifës për këtë vit.

Në kërkesën e studentëve thuhet se mësimi tërësisht online ka shkaktuar pakënaqësi në rrethet studentore, ndaj duan që të rikthehen në auditore, në mënyrë të alternuar.

Studentët gjithashtu kërkojnë edhe provime më të lehta dhe heqjen e mungesave për semestrin e parë.

Dy propozimet Kryesore:

Pas përfundimit të provimeve sezonale, studentët të kthehen në auditore dhe fillimisht të zhvillojnë mësim të alternuar, me parimin leksionet online, seminarët në auditor, më pas të kalojnë plotësisht në mësim në auditor. Në rast se sezoni i provimeve do të shtyhet, kthimi i studentëve në auditor të bëhet ditën e parë të semestrit të dytë.

Anulimi i tarifës për vitin akademik 2020-2021, për shkak se mësimi është kryer vetëm në distancë dhe rikthimi i studentëve në auditore do të zhvillohet i alternuar, çka nuk e justifikon pagesën e tarifës”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e dorëzuar dje nga studentët, pranë Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?