COVID/ 15% e testeve të shpejta dalin pozitiv! Fluks qytetarësh në qendra shëndetësore (VIDEO)

21 Janar 2021, 18:29| Përditesimi: 21 Janar 2021, 18:43

  • Share

TIRANË- Çdo ditë në pikat e testeve të shpejta shumë qytetarë zënë radhë për të mësuar nëse janë të infektuar apo ajo. Vetëm në Qendrën Shëndetësore nr.10 në kryeqytet nga dhjetori e deri më sot janë testuar rreth 2 mijë qytetarë.

Numri i qytetarëve të testuar me testet e shpejta është një numër shumë më i madh se testet ekzistuese të deri tanishme. Rreth 2000 të testuar vetëm në këtë qendër. Përqindja e pozitiviteti ndryshon nga dita në ditë, nga java në javë dhe në total ne shikojmë që rreth 10-12 apo dhe 15% e rasteve të testuara janë pozitiv. Ka raste që mund të agravojë dhe të shkojë deri në 20%, por janë raste shumë të rralla”- u shpreh epidemiologu Rexhep Muja.

Numri qytetarëve me shenja që testohen në një qendër shëndetësore ka arritur deri në 110 në ditë.

Ne mesatarisht testojmë edhe 65-70 persona, por ka pasur raste që edhe 110 persona në ditë kemi testuar. Nuk themi që puna nis në 10:00 dhe përfundon në orën 16:00 por ka raste që vazhdojmë dhe në orën 17:00, 18:00 në varësi të qytetarëve që vijnë për t’u testuar”-tha epidmiologu.

Për të bërë testin e shpejtë duhet të ketë një referim nga mjeku i familjes.

Ka raste që në minutat e para del rezultati pozitiv, ka raste që mund të vonojë dhe deri në 15 minuta. Kur i kemi kontaktet e shumta, herën e parë zgjedhim kontaktet familjare sepse ato na interesojnë. Rekomandojmë izolimin dhe karantinimin në familjen e tyre dhe pastaj bëjmë hetimin e kontakteve të zgjeruara në qendrat e punës”-tregoi Muja.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?