Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu

COVAX firmos me Pfizer, Manastirliu: Lajm i mirë, kemi parapaguar dhe përfitojmë në dritaren e parë 

23 Janar 2021, 14:28| Përditesimi: 23 Janar 2021, 15:59

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një reagimi në Tëitter bën me dije se pas marrëveshjes se COVAX me kompaninë Pfizer/BioNTech, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës, pasi ka parapaguar 3.9 milion dollarë. 

"Lajm i mirë. Me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës antiCOVID nëpërmjet mekanizmit COVAX ", nënvizon Manasirliu.

COVAX ka nënshkruar një marrëveshje me Pfizer/BioNTech për deri në 40 milion doza të vaksinës së saj ndaj COVID19. Mekanizmi COVAX do të sigurojë edhe 150 mln doza nga AstraZeneca, sapo vaksina të përfshihet në listën e OBSh për përdorim emergjent.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?