Sport

Correa rikthehet 'hero', Inter mposht pastër Udinese-n! Sonte supersfida Roma-Milan

31 Tetor 2021, 15:01| Përditesimi: 31 Tetor 2021, 16:46

  • Share

Inter ka siguruar tre pikë të tjera në Seria A, pasi për llogari të javës së 11 të kampionatit ka mposhtur 2-0 Udinesen në ‘San Siro’. Pavarësisht se dominuan të gjithë ndeshjen zikaltërit zhbllokuan vetëm në pjesën e dytë me Joachim Correa, që u rikthye të shënonte pas shumë kohësh, por bëri edhe njëherë heroin. Argjentinasi nuk u ndal me kaq sepse në minutën e 68 realizoi edhe golin e dytë persona, që vulosi edhe shifrat përfundimtare të takimit.

Ndërkohë ndryshe nga Interi Juventus ka marrë humbjen e dytë radhazi në kampionat, pasi Verona e ka mposhtur 2-1. Në Bentegodi vendimtare ishte ‘dopieta’ e Simeones, ndërsa goli i McKennie vlejti vetëm për statistike. Më këtë humbje Juventus është të paktën 13 pikë larg kreut, ndërsa distanca mund të zgjerohet.

Kjo pasi Milani kryesues sonte do të luajë supersfidën e javës në transfertë kundër Romës së Jose Mourinho-s. Ky i fundit në prag të ndeshjes, që nis në orën 20:45, ka zgjedhur të mos polemizojë, ndërsa përveç Spinazolës dhe Smalling nuk ka asnjë mungesë tjetër.

Ndërkohë te Milan vijojnë të mungojnë Florenzi, Rebic, Maignan, Castellijo dhe Junior Messias. Sakaq trajneri Pioli i druhet faktit që Roma nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë sezon në shtëpi, ndërsa shton se Moutinho është një trajner shumë i zoti taktikisht.

Roma aktualisht ka 7 pikë më pak se Milani, ndërsa vjen pas një fortune në europë ku humbi 6-1 që u zbeh në mesjavë pas fitores me Cagliarin.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?