Çorovodë, fshati me 4 mijë banorë pa ujë! Banorët në fshatin Kakruk: Vuajmë për ujë e drita

14 Janar 2021, 19:25| Përditesimi: 14 Janar 2021, 22:49

  • Share

Reshjet e ditëve të fundit kanë lënë pa ujë të pijshëm banorët e fshatit Kakruk në Çorovodë.

Tubacionit e ujësjellësit në Bogovë janë dëmtuar nga rrëshqitja e dherave.

"Presim autobotin e ujit se kemi mbetur pa ujë në cezma. edhe autoboti nuk sjell ujë të pastër, por vetëm për tualetin e përdorim", shprehen disa fëmijë që prisnin me bidona në duar.

Po kështu banorët ankohen dhe për mungesën e energjisë, pasi rrjeti pëson defekte sidomos gjatë dimrit.

"Problemi i fshatit Kakruk është se kur vjen koha e votave këta sulen ët gjithë të majtë e të djathtë, ndërsa për infrastrukturën nuk bëjnë asgjë. Rrjeti elektrik është që i kohës së Enverit".

"Bashkia na sjell një autobot, por është uji i turbullt, nuk pihet", shprehet një tjetër banor. Ndërsa një tjetër thotë se "mbushin unë në përrua me kafshë" – shprehen banorët.

Ky është një ndër fshatrat më të mëdha të Çorovodës me afro 4 mijë banorë, të cilët shprehen se janë taksapagues të rregullt ndaj kërkojnë që bashkia dhe OSHEE të marrin masa për furnizimin me ujë dhe drita.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?