Koronavirus në vend të yjeve në flamurin kinez, krizë diplomatike Pekin-Kopenhagen

28 Janar 2020, 13:03| Përditesimi: 28 Janar 2020, 14:09

  • Share

 Një karikaturë e botuar nga gazeta daneze 'Jyllands-Posten' ka krijuar një krizë diplomatike  mes Danimarkës dhe Kinës, kjo e fundit e zemëruar dhe e provokuar.

Sot, Jyllands-Posten, një gazetë e njohur në botë në vitin 2005 për publikimin e karikaturave për Muhamedin dhe që zemëruan botën myslimane,  vendosi në një faqe të saj një dizajn satirik, në të cilin pesë yjet e flamurit kinez, të cilat përfaqësojnë unitetin e popullit rreth Partisë Komuniste, janë zëvendësuar nga 5 figura të koronavirusit të ri kinez i cili deri tani ka vrarë 107 persona.

Ambasada daneze në Kinë ka kërkuar falje publikisht duke thënë se dizaini ishte fyerje për Kinën dhe dëmton ndjenjat e popullit kinez.

Ilustrimi, i krijuar nga Niels Bo Bojesen, ka ngjallur polemikë në mediat sociale kineze, duke u bërë një nga temat më të diskutuara në Weibo - versioni lokal i Twitter.

Gazeta u përgjigj duke botuar një artikull në të cilin redaktori tha se nuk ishte qëllimi i gazetës për t’u tallur me situatën në Kinë, por nuk kërkoi falje "sepse ne nuk mund të kërkojmë falje për diçka që nuk e konsiderojmë të gabuar".

Ora 14:09
Koronavirusi, imazhe nga sipër të qytetit fantazmë të Wuhan, aty ku 'lindi' vdekja (VIDEO)

Një video-dronë tregon se si qyteti kinez është pothuajse plotësisht i shkretë

Rrugët, zakonisht të mbipopulluara, tani janë të shkreta.

Coronavirusi ka transformuar qytetin e Wuhan, epiqendra e infeksionit të përhapur tashmë popthuajse në mbarë botën.

Qendrat tregtare dhe restorantet janë të mbyllura.

Supermarketet më të mëdha mbeten të hapura por lëvizja e makinave është bllokuar.

Shkollat dhe universitetet kanë pezulluar mësimin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?