ish kryeministri, Berisha

Çoroditja e Berishës!

6 Prill 2023, 10:23| Përditesimi: 6 Prill 2023, 10:25

  • Share

Berisha është i vetmi që prodhon lajme. Kjo ka lidhje me sulmin që ka bërë së fundmi mbi ambasadoren amerikane duke e akuzuar për prani të saj për pronat që ka marrë në Shqipëri. Kjo është një akuzë shumë e rëndë, e cila mund të prodhohej lehtë nga Berisha sepse i ka njerëzit e tij ende në administratë dhe i zbulojnë lehtë pronat që ka marrë ambasadorja në emër të saj ose personave të tjerë. Këtu nuk kemi të bëjmë si me rastin e gjyqit korreksional që ka hapur në Paris që mesa duket nga militantët e tij është harruar.

Nuk kemi të bëjmë as me mufka të tjera që lëshon Berisha, sikur kjo ka marrë para nga Edi Rama. Këtë radhë Berisha ka lëshuar një akuzë konkrete duke thënë që ka prona në Shqipëri. Atëherë kjo akuzë është lehtësisht e justifikueshme. Duhet të nxjerrë emrat e vendeve ku janë pronat dhe të personave që i kanë këto prona. Në fakt Berisha këtë nuk e ka bërë dhe është një skandal diplomatik.

Nëse Berisha do ishte njeri serioz, që nuk është sepse njihet për shpifjet e tij të vazhdueshme, por nëse do ishte serioz edhe në sy të amerikanëve, këta me siguri do e hidhnin në gjyq. Ambasadorja mund ta hidhte në gjyq pavarësisht se ka një status të imunitetit diplomatik. Mirëpo Berishën jo vetëm nuk e marrin seriozisht por madje dhe e përbuzin nuk e kanë fare në defter. Kjo është një sjellje e amerikanëve që duhet t’ i shqetësojë ndjekësit e Berishës, po mesa duket këta nuk kanë as tru të mendojnë.

Mendojnë gjithmonë që një ditë të bukur do vijnë në pushtet dhe do detyrojnë amerikanët të ulen në një tryezë diskutimi me ta. Fantazi e shthurur, mirëpo kjo tregon dhe një çoroditje të tyre. Truri i tyre mendon se Shqipëria është bota dhe Tropoja, Hasi dhe Kukësi ku kanë mbështetjen e madhe janë qendra e botës që është Shqipëria. Është një psikologji që ia mirëkuptoj Haxhi Qamilit dhe ndjekësve të tij, sepse tek e fundit ishte një fshatar nga Tirana ku me rrugët e atëhershme për të shkuar nga Tirana në Vlorë të duhej 4 ose 5 ditë dhe është normale që Haxhi Qamilit i dukej bota sa Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha i dukeshin si katunde që ishin rreth e rrotull Shqipërisë.

Por ta bësh këtë në shekullin e XXI dhe në vitin 2023, me këtë bollëk informacioni, sigurisht tregon se të mungon truri i vogël. Është bërtitëse se si njeriu që na ka drejtuar më parë ka këtë nivel kulturor, politik dhe qytetar. Ne e kemi vuajtur sulmin mbi kurrizin tonë, na ka akuzuar për lidhjet me klanet e drogës, akuzuar për lidhje me shërbimet e huaja. Njeriu që u ka shpifur grave dashnorë, nuk ka lënë gjë pa thënë mirëpo jo deri në pikën që të akuzonte me një akuzë konkrete që ishte lehtësisht e verifikueshme me pronat që ka ambasadorja amerikane. Si thotë populli ‘qenit kur i vjen ngordhja shkon e përmjerr në derën e xhamisë’ edhe Berishës mesa duket i ka ardhur ngordhja politike.

Ai e ka të qartë, nuk është kaq trushkurtër, as trushkulur saqë të mendoj që mund të vjedhë njëherë në pushtet me këtë formacion që i ngjan më shumë asaj armatës ‘brankaleone’, si në filmin e famshëm italian. Ky është i qartë e ka idenë e takatit, mesa duket edhe ka lajthitur në shumë instinkte të tija politike, por të tjerët çuditërisht e besojnë dhe i shkojnë nga mbrapa. Kjo do shënojë një njollë në karrierën e tyre politike. E tillë ka për të mbetur dhe në karrierën e Belind Këlliçit i cili është investuar në emër të foltores që të jetë kandidati për kryetar bashkie i Tiranës, natyrisht që nuk ka për të fituar është e kotë që të rrijë e të fantazojmë që ai do fitojë.

Gjithashtu ky degradim i opozitës bën të pabesueshëm dhe akuzat e tij që mund të kenë edhe një lloj vërtetësie për bazën e tyre siç është ajo për inceneratorët ose skandalet e tjera të qeverisjes. Fakti që Berisha po degradon në këtë derexhe do t’i bëjë të pabesueshme dhe ato. Thirrja e Trump nga prokuroria amerikane, marrja e gjurmëve të gishtave dhe fotove sinjalitike është një shenjë që shteti amerikan nuk ia falin Trump atë degjenerim që i bëri institucioneve të popullit amerikan duke sulmuar godinën e kongresit.

Ne nuk kemi forcë t’ia bëjmë këtë Berishës, i cili ka përdhosur shtetin, e ka përdhosur në ’96 ku e masakroi me zgjedhjet që bëri, e përdhosi në ’97, 8 vite rresht me opozitën me mitingjet, me bombat molotov që lëshonte kundër Kryeministrisë. E ka përdhosur me 21 janar duke vrarë njerëz para oborrit të Kryeministrisë, njerëz që nuk kishin aspak ndërmend ta sulmonin dhe e ka treguar me përdhosjet e vazhdueshme që i bën institucionit të Kryeministrisë. Vetëm njëri prej tyre në Amerikë do mjaftonte ta çonte pas hekurave, tek ne nuk ndodh.

Por si duket Zoti ka rrugë të pafundme thonë dhe e ka bërë që të lajthisë duke lëshuar mufka të tilla dhe duke ia prerë letrat vetes, jo për ta futur në burg, por për të ardhur vërdallë rrugëve të Tiranës bashkë me ndjekësit e tij. Kjo është një çoroditje e cila kalon përtej mungesës së nuhatjes politike, kalon në probleme mendore. Gjithsesi tashmë ky është një problem i familjes së Berishës

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tironci: 06/04/2023 16:56

    Berisha osht nje qen i zgjebosur qe e vjen verdalle. Ate do ta pshurrin te gjithe e po shkon drejt ngordhjes.

    Përgjigju
    • Nik: 07/04/2023 00:14

      Edhe Saliut si shum tjerve do i vije fundi por une personalisht nuk e shof problemin te Saliu por shume me thelle , problemi eshte tek ata qe po qeverisin e jo tek kta qe skane asgje ne dore . Shqipris le se ju mor çdo gje me vlere qe duke fillue nga Nafta Kromi Plazhi por po ndiqet nje politik e flliqt çpopullimi i atij vendi te mjere qe po behet me plan te thelle qe çdo njeri me vlera apo i afte per ta çuar at vend perpara tja imponojn largimin nga Shqipria per arsye se nuk do behet ai vend me te njejtat qelbsira qe 33 vite me plan qe te ngelin veçse ata qe po i pin gjakun shqiptarve te shkret dhe mos te ngelin kush tjeter aty qe tu kundervihet . Shqipria po ipet me konçesjone ne çdo cep dhe çdo gjë me vlere çdo aset kombtar qoft prona te shtetit privatizohen nga nje grusht njerzish plazhet zaptohen nga te fortit Nafta nxirret pa pushim dhe çdo 3 ose 4 vite ndrron pronari gjoja falimentoj per tu shmangur taksave e keshtu me radhe . Pra Oj Shqipni E Mjera Shqipni çdo dite e tuj u bë me Zi

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?