Çorbë me thjerrëza nga zonja Albana

29 Shkurt, 12:16| Përditesimi: 29 Shkurt, 12:19

  • Share

Çorbë me thjerrëza

Përbërësit:

  • 500 gr thjerrëza
  • 1 kokërr qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 150 gr sallam
  • 1 lugë gjalpë
  • 1 lugë miell
  • Piper i kuq speci
  • Kripë, piper i zi
  • Pak uthull ose salcë domate

Përgatitja:

Thjerrëzat i lajmë dhe i lëmë në ujë të ftohtë 7-8 orë para zierjes. Pas kësaj kohe, derdhim ujin, i vendosim në ujë të pastër, vendosim qepën e pastruar dhe hudhrën dhe i lëmë të ziejnë. Pasi të jenë zier thjerrëzat mund ti kalojmë në sitë ose i bluajmë në blender, ose mund t’i lëmë dhe ashtu siç janë. Në enë për çorbë, kaurdisim me yndyrë miellin dhe specin e kuq, shtojmë sallamin të prerë në copëza, më pas hedhim thjerrëzat e shtypura, i përziejmë dhe hedhim pak ujë ose lëng e mishi. E lëmë çorbën të ziejë për rreth 10 minuta, rregullojmë shijen dhe sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak uthull, ose pak para përfundimit të zierjes shtojmë pak salcë domatesh.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?