Çorbë me pulë dhe thërrime misri nga zonja Vjollca

18 Nëntor 2020, 11:30| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 12:13

  • Share

Çorbë me pulë dhe thërrmie misri

Përbërësit:

4-5 racione mish pule

2 qepë mesatare

4 thelpinj hudhër

100 gr miell misri

1 vezë

spec pikant ( nëse e preferoni)

1 lugë çaji piper I kuq

kripë dhe piper të zi

4 lugë gjelle vaj ulliri

1-2 karrota ( sipas preferncës tuaj)

majdanoz

Përgatitja:

Ngrohim vajin, skuqim pak mishin e largojmë mishin. Në po atë yndyrë kaurdisim qepën sa të zverdhet, huddrate prerë imët, karrotat kubikë, mishin, spec djegës, piper të kuq, kripë, piper të zi, ujë sa të mbulohet mishi dhe e lëmë të ziejë për 25-30 minuta. Në një tigan të ngrohur në temperaturë të ulët ngrohim pak miell misri, shtojmë vezët dhe duke e trazuar me dorë duke formuar thërrime, grimca më të vogla me miell misri bashkuar me vezë. Kur temperatura në tigan të jetë jo më shumë se sa e duron dora e largojmë dhe këto thërrime me miell misri I shtojmë tek luga e mishit që po ziejn. I lëmë thërrimet të zijnë për 10 minuta deri sa lëngu të trashet dhe thërrimet të jenë të dukshme në fund shtojmë majdanoz, piper të zi dhe e shërbejmë.

 

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?