Çorbë me oriz nga zonja Albana

16 Dhjetor 2022, 10:19| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 10:20

  • Share

Çorbë me oriz
Përbërësit:

  • 100 gr oriz
  • 50 gr gjalpë
  • 250 ml lëng viçi
  • 1 lgj miell orizi
  • 1 majë luge miell gruri
  • Kripë, piper 

Përgatitja:
Lajmë orizin, e kullojmë dhe e vendosim të ziejë në 1 litër ujë. Pasi ka zjerë shtojmë gjalpin, lëngun e mishit të ngrohtë ku kemi tretur pak miell orizi. E lemë supën të marrë valë, sipas trashësisë hedhim dhe pak miell gruri dhe më pas rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak limontoz.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?