Çorbë me mëlçi, miell misri dhe kos nga zonja Albana

1 Dhjetor 2023, 12:17| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 12:19

  • Share

Çorbë me mëlçi, miell misri dhe kos

Përbërësit:

  • 300 gr mëlçi
  • 3 lgj miell misri
  • 2 lgj gjalpë
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • 4-5 lgj kos
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Kaurdisim me pak gjalpë mëlçitë të prera në kubikë të vegjël. I spërkasim me kripë dhe piper të kuq dhe më pas shtojmë ujë aq sa të mbulohen mëlçitë dhe i lëmë të ziejnë. Në një tigan kaurdisim miellin e misrit me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe. Më pas shtojmë pak nga lëngu i mëlçive, e trazojmë mirë salcën e krijuar dhe e hedhim tek mëlçitë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe hudhra të shtypura. Çorba duhet të jetë e trashë, por e derdhur. E shërbejmë të ngrohtë me nga një lugë kos në çdo pjatë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?