Çorbë me kos nga zonja Albana

20 Prill 2022, 12:06| Përditesimi: 20 Prill 2022, 12:07

  • Share

Çorbë me kos

Përbërësit:

1 vezë

4 lgj kos

2 e ½ lgj miell

1 lç uthull

1 thelpi hudhër

1 ls kripë

200 ml ujë

Pluhur spec i kuq

Vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim kosin, vezën, kripën, miellin, uthullën dhe hudhrën. E përziejmë mirë dhe më pas shtojmë ujin. E vendosim tenxheren në vatrën e sobës dhe e përziejmë derisa supa të marrë valë dhe të lidhet. Aromatizojmë pak vaj ulliri me spec të kuq pluhur dhe servirim supën e ngrohtë.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?