Çorba e Përmetit me trahana nga zonja Albana

25 Prill 2023, 11:21| Përditesimi: 25 Prill 2023, 11:23

  • Share

Çorba e Përmetit me trahana

Përbërësit:

  • 3 lgj trahana
  • 3 lgj gjalpë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1 qepë
  • Spec djegës
  • Kripë, piper i zi
  • Bukë sipas dëshirës
  • Djathë i bardhë sipas dëshirës

Përgatitja:

Qepën e presim imët dhe e kaurdisim me vaj ulliri duke e zbutur me pak kripë. Kaurdisim trahananë dhe shtojmë pak ujë të vakët që mos të kokrrizohet. Më pas shtojmë ujë të nxehtë dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper.

Fetat e bukës i presim në kubikë, sipër shtojmë trahananë dhe djathin e bardhë të thërrmuar.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/04/2023 03:43

    Kolonja perdor nje variant te ngjashem,por ne vend te qepes perdor presh dhe piper te kuq djeges,kurse Permeti nuk perdor as qepe,as vaj,vetem gjalpe.Kjo recete duhet te jete nga ndonje zone e varfer e Permetit qe dikur nuk kishin mundesi per gjalpe.Receta klasike qe perdor Permeti eshte pasi skuqet vetem me gjalpe trahanaja shtohet uji,kripa dhe trazohet ne zjarr derisa fillon te trashet dhe me vone shton kubike buke (krutone) dhe siper sperkatet me cingaridhe derri te skuqura ne gjalpe,ose sallam i skuqur vecan ne gjalpe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?