Conte firmos vendimin, 16 mln italianëve s'u lejohet lëvizja për shkak të virusit (HARTA)

8 Mars 2020, 09:35| Përditesimi: 8 Mars 2020, 09:37

  • Share

Italia ka marrë masa të forta për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, teksa numri i viktimave ka shkuar në 233, 589 persona janë shëruar, ndërsa 5883 janë të prekur në total. Kryeministri Conte ka vendosur që deri në datë 3 Prill, të ndalohet hyrja dhe dalja për zonat e prekura, Lombardia dhe 14 provinca, që në total përbëjnë 16 mln qytetarë. "Kushdo që ka temperaturë më shumë se 37.5 gradë dhe infeksione të frymëmarrjes rekomandohet të qëndrojë në shtëpi.

Ndalim absolut i lëvizjes për ata që kanë qenë në karantinë" tha ai. Dekreti i qeverisë prek këto qytete: Modena, Parma, Piacenza, Reggio Emilia, Rimini, Pesaro dhe Urbino, Venecia, Padova, Treviso, Asti, Alessandria, Novara, Verbano Cusio Ossola, Vercelli nga 8 Marsi deri në 3 Prill. Lëvizjet lejohen vetëm në rast emergjence. Gjithashtu nuk lejohen ceremonitë civile dhe fetare. Të gjitha ngjarjet e planifikuara janë të pezulluara, si dhe ngjarje në një vend publik ose privat, përfshirë ato kulturore, rekreative, dasma, sportive dhe fetare.

Zonat e mbyllura ne Itali


Lajmi kryesor:

366 viktima nga koronavirusi në Itali, 133 në 24 orët e fundit, vetëm 33 të shëruar! 'Mbyllet' Lombardia dhe 14 provinca (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?