Olympiacos 3-2 Fenerbahce

Conference League/ Olympiacos fiton aktin e parë, mposht 3-2 Fenerbahcen! Plzen 0-0 Fiorentina, fitojnë Aston Villa e Brugge

11 Prill, 23:06| Përditesimi: 11 Prill, 23:11

  • Share

Conference League zhvilloi këtë të enjte katër ndeshjet e para të fazës çerekfinale. Në Greqi, Olympiacos fitoi 3-2 kundër Fenerbahces, teksa Viktoria Plzen dhe Fiorentina barazuan 0-0 në Çeki. Në 21:00 te suksesi dolën edhe Aston Villa dhe Brugge.

Në "Karaiskaqi" të Pireut, vendasit e Olympiacos fituan 3-2 kundër Fenerbahces. Gjithçka për kalimin më tej mbetet e hapur për më 18 prill, atëherë kur luhen ndeshjet e kthimit. Fortounis, Jovetic dhe Chiquinho shënuan për grekët duke e dërguar rezultatin në 3-0, para se Tadic me penallti dhe Kahveci të shkurtonin shifrat.

Tanimë skuadrat që do kalojnë në gjysmëfinale do mësohen më 18 prill në ndeshjet e kthimit.

Conference League, ndeshjet e para - çerekfinale

E enjte, 11 prill 2024

18:45 Olympiacos 3-2 Fenerbahce (Fortounis 8', Jovetic 32', Chiquinho 57' / Tadic 67' (p), Kahveci 74')

18:45 Plzen 0-0 Fiorentina

21:00 Aston Villa 2-1 Lille (Uatkins 13', McGinn 56' / Diakite 84')

21:00 Club Brugge 1-0 PAOK (Vetlesen 6')

*Ndeshjet e kthimit luhen më 18 prill

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?