Festa e Olympiacos

Conference League/ Olympiacos befason dhe mund 2-4 Aston Villan, Fiorentina fiton 3-2 ndaj Club Brugge

3 Maj, 09:45| Përditesimi: 3 Maj, 09:51

  • Share

Conference League zhvilloi mbrëmjen e së enjtes dy ndeshjet e para gjysmëfinale. Në Birmingham vendasit e Aston Villas befasuan dhe u mposhtën 2-4 nga Olympiacos, ndërkohë që Fiorentina fitoi 3-2 kundër Club Brugge.

Në "Villa Park", Aston Villa humbi 2-4 kundër Olympiacos. Skuadra greke ishte surpriza e mbrëmjes duke bërë një lojë të mirë dhe duke qenë me "një këmbë" në finale. El Kaabi shënoi tripletë për skuadrën nga Pireu në minutat 16, 29 dhe 56. Për anglezët shënuan Uatkins dhe Diaby, ndërsa Hezze shënoi golin e katërt për Olympiacos.

Në Firenze, Fiorentina fitoi 3-2 kundër Club Brugge. Sottil, Belotti dhe Nzola shënuan për djemtë e Italianos, ndërkohë që Vanaken dhe Thiago shënuan për belgët. Italianët kanë një ndeshje të vështirë javën që vjen, duke pasur vetëm një gol avantazh dhe luajnë në udhëtim.

Finalja e Conference League luhet në Athinë më 29 maj në "Shën Sofia".

Conference League, ndeshjet e para gjysmëfinale:

E enjte, 03 maj 2024 - 21:00

Aston Villa 2-4 Olympiacos

Fiorentina 3-2 Club Brugge

*Ndeshjet e kthimit luhen më 9 maj në orën 21:00

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?