Festa në Greqi dhe Norvegji

Conference League/ Legia pa forcë, Molde i shënon 3 herë! Olympiacos fiton në Athinë, ngec Frankfurti dhe Ajaxi

15 Shkurt, 23:00
  • Share

Conference League zhvilloi ndeshjet e para të turit të 1/16 të play-off. Te suksesi pas 90 minutave dolën Molde, që mundi 3-2 Legian e Varshavës. Për norvegjezët topin në rrjetë e dërguan Gulbrandsen (2x) dhe Kaasa brenda harkut kohor të 12 minutave në pjesën e parë. Joseu dhe Augustyniak shënuan për polakët, që kanë shanse në neshjen e kthimit.

Olympiacos siguroi suksesin në Athinë duke mundur 1-0 Ferencvarosin me golin e El Kaabi në të 83 minutë. Në Belgjikë skuadra e Royale Union SG ia doli t'i shkëpuste barazimin 2-2 Eintrachtit të Frankfurtit, me gjermanët që shënuan me Chaibi dhe Kalajdzic në pjesën e parë. Ajax ia doli të barazonte 2-2 me Bodo Glimt.

Në Graz të Austrisë, Sturmi vendas nuk e diskutoi fitoren dhe mundi 4-1 Slovan Bratislavën. Tanimë vëmendja është në ndeshjet e kthimit që luhen të enjten që vjen më 22 shkurt.

Rezultatet:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?