Festa e Fiorentinës

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

18 Prill, 23:13
  • Share

Conference League zhvilloi çerekfinalet e kthimit. Fiorentina, Aston Villa dhe Club Brugge kalojnë më tej, duke marrë një biletë për në gjysmëfinale. Fenerbahce fitoi 1-0 ndaj Olympiacos dhe dueli i Stambollit shkon në shtesë.

Fiorentina mundi 2-0 Viktoria Plzen në Firenze, teksa koha e rregullt u mbyll 0-0. Duhej Gonzales dhe Biraghi në shtesën prej 30 minutash që "Violat" të kalonin më tej.

Në Francë, Lille dhe Aston Villa e mbyllën 2-1 kohën e rregullt. Yazic dhe Andre shënuan për vendasit, teksa goli i Cash në të 87 për miqtë e dërgoi ndeshjen në shtesë, me Villan që në ndeshjen e parë në Angli kishte fituar po 2-1. 30 minutat e shtesës u mbyllën pa gola, ndërsa nga penalltitë Aston Villa u tregua më e saktë dhe fitoi 3-4 duke kaluar në gjysmëfinale.

Fiorentina përballet me Brugge dhe Aston Villa me fituesin e çiftit Fenerbahce - Olympiacos. Ndeshjet e para në gjysmëfinalet e Conference League luhen më 2 maj dhe të kthimit më 9 maj.

Conference League, çerekfinalet e kthimit:

Fiorentina 2-0 Plzen

Lille 2-2 Aston Villla (anglezët kalojnë më tej pas penalltive)

Fenerbahce 1-0 Olympiacos (2-3 ndeshja e parë) Dueli shkon me shtesë

PAOK 0-2 Club Brugge

Skema e Conference League

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 19/04/2024 14:28

    Konferençën e fiton Fjorentina është e sigurt. Me nderime e me respekt Profesor Doktor Rexhep Leka me 12 gjuh të huaja dhe 5 fakultete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?