VIP & Spektakël

Çomo feston ditëlindjen, urimi i së bijës: Dhurata më e bukur për mamin...të vaksinohesh

21 Nëntor 2021, 13:45| Përditesimi: 21 Nëntor 2021, 19:50

  • Share

Shefja e Spitalit infektiv, Najada Çomo feston sot 60-vjetorin e lindjes. Urimin më të bukur ajo e ka marrë nga e bija, Greis Çomo, e cila përmes një postimi në facebook, shkruan se prej 21 muajsh e ëma ndodhet në shërbim të pacientëve dhe se asnjë ditë nuk është ankuar se është lodhur.

Në mesazh thuhet se dhurata më e bukur për doktorësh Çomon është që të vaksinoheni kundër Covid-19.

“Kur është shkrepur kjo foto askush nga ne nuk e dinte se brenda një kohe shumë të shkurtër rrjedha e ditëve tona do ndryshonte totalisht… Prej 21 Muajsh ti je duke u përballur me këtë virus, duke i shërbyer pacientëve me maksimumin e përkushtimit dhe përunjësisë. Nuk mbaj mend një ditë të vetme që të jesh ankuar për lodhjen e tejskajshme, por gjithmonë ke qenë optimiste dhe shpresëplotë, pasi kjo betejë vetëm në këtë mënyrë mund të përballohet. Gëzuar Ditëlindjen mushi. Dhurata më e bukur që mund ti bëni mamit dhe gjithë stafit mjekësor të palodhur është të vaksinoheni, andaj ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj” shkruan e bija.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?