Çomlek me qepë nga zonja Albana

12 Dhjetor 2023, 11:14| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 11:17

  • Share

Çomlek me qepë

Përbërësit:

  • 1 kg qepujka / qepë
  • 1 kokë hudhër
  • 2 filxhanë kafeje vaj
  • 1 lgj salcë domate
  • 1 fk verë ose uthull
  • 2 gjethe dafine
  • Kripë, piper
  • Pak kanellë

Përgatitja:

Në një tigan me yndyrë kaurdisim qepujkat të pa prera ose qepë të prera në katërsh. Pasi i kemi kaurdisur mirë qepët shtojmë salcën e domates, pak spec, kripë, piper, gjethe dafine, thelpinjtë e hudhrës të paqëruara nga cipa, pak dru kanelle ose 2-3 copë karafila. E shuajmë gatimin me uthull dhe më pas shtojmë ujë ose lëng mishi sa të mbulohen qepët në 3/4 e vëllimit që ato zënë. Vendosim kapakun dhe e lëmë çomlekun të gatuhet avash avash në temperaturë të ulët.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?