Çomlek me groshka nga zonja Albana

20 Shtator 2023, 13:00| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 13:02

  • Share

Çomlek me groshka

Përbërësit:

  • 300 gr groshka
  • 3 patate
  • 1 qepë
  • 2 karrota
  • 3 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Bimë aromatike

Përgatitja:

Presim perimet në kubikë pasi i kemi larë. Ziejmë groshkat e njoma për 10 minuta. Ulim nxehtësinë e sobës dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta të tjera. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën me pak kripë, më pas shtojmë karrotën dhe vazhdojmë kaurdisjen. Ndërkohë paralelisht patatet e prera në kubikë i kemi vendosur të ziejnë në ujë me pak kripë. Bashkojmë të gjithë përbërësit në një tenxhere që të lidhen dhe në fund rregullojmë shijen me erëza dhe bimë aromatike.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?