Fotografi dixhitale për konkursin "Colours of Albania 2018"

'Colours of Albania 2018' fokusohet te përkatësia europiane e Shqipërisë

5 Maj 2018, 20:01| Përditesimi: 5 Maj 2018, 20:16

  • Share

Konkursi "Colours of Albania 2018",  ka çelur siparin në mjediset e Universitetit të Arteve nën moton “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia evropiane”. Konkursin e ka përshëndetur edhe vetë kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjesit, duke postuar në statusin e tij në Facebook fotografinë e preferuar:

 MIRËMËNGJES, dhe me lajmin e çeljes së konkursit të fotografisë dixhitale #ColoursofAlbania2018, që për këtë vit do të fokusohet tek “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia evropiane” e Shqipërisë, ju uroj një fundjavë të qetë
Konkursi do të jetë i hapur deri më 30 korrik 2018 për të gjitha fotot tuaja që do të nxjerrin në pah vlerat e jashtëzakonshme të shoqërisë shqiptare apo pamjet mahnitëse që aparati juaj mund të kapë lehtësisht në çdo pëllëmbë të vendit.

Kryeministri, Edi Rama

Konkursi u çel në prani të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, Ambasadores së Delegacionit të BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin, trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri dhe shumë të ftuarve të tjerë nga fusha e artit dhe kulturës.

Edicioni i 4-t i konkursit të fotografisë dixhitale #ColoursofAlbania2018, ka si moto “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia europiane”, e cila përkon me lajtmotivin e Bashkimit Europian për vitin 2018.

Konkursi do të përfshijë edhe temat mbi ngjyrat e shoqërisë shqiptare, bashkëjetesën fetare, qytetet e fshatrat mahnitëse, bregdetet e peizazhet e paprekura, si dhe transformimin e Shqipërisë në vitet e fundit dhe rilindjen e zonave rurale.

Ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila hapi këtë edicion u shpreh se “jam e lumtur që në këtë libër që është një nga më të preferuarit e mi, ju nuk shihni vetëm vende të bukura, por edhe njerëz të bukur dhe ky është një pasqyrim i ngjyrave, shpirtit dhe zemrës së Shqipërisë”. 

Gjatë fjalës së tij me këtë rast, Ministri Bushati vuri në pah se “shpesh çështjet e politikave evropiane duhet t’i kanalizojmë drejt bashkëpunimit kulturor". 

Kultura si pasaportë tashmë e ka vendin e vet, jo thjesht në Europën e Bashkuar, pasi këtë nuk e ka sot, e ka pasur që kur kontinenti ekzistonte si i tillë. Nëse ka një fushë në të cilën Shqipëria flet në të njëjtën gjuhë së bashku me të gjithë vendet e tjera është trashëgimia jonë kulturore, historia jonë e përbashkët.

Ministrja e Kulturës,  Mirela Kumbaro

Risia e këtij edicioni është përfshirja e artistëve të rinj, liceistë të Liceut Artistik “Jordan Misja” të cilët u angazhuan në vizatimin e logos së re #ColoursofAlbania2018, e cila do të jetë simboli i këtij edicioni. Këngëtarët Venera Lumani, Lind Islami dhe instrumentistët e Liceut “Jordan Misja artistik përshëndetën aktivitetin me performancat e tyre mbresëlënëse.

( Fotografi dixhitale për Konkursin "Colours of Albania 2018" )

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?