Dash Sula dhe Kreshnik Çollaku

Sula e Mziu në mbledhjen e Byrosë së Kuvendi? Çollaku: Hetimi i fondeve të AZHBR dhe lista e përfituesve ia ka këputur gjunjët ndonjë aksionisti të opozitës

16 Nëntor 2023, 21:54| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 22:36

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku shkruan se sot është mbledhur Byroja Parlamentare pa lajmëruar. Ndërsa ka publikuar një foto ku shihen deputetët Dashnor Sula dhe Xhelal Mziu, të cilët më parë kanë protestuar dhe nuk kanë lejuar që të zhvillohen punimet në parlament dhe komisione, shkruan "ata natën përfitojnë grante nga qeveria me mesazh të Ramës dhe ditën përmbysin karrige me mesazh të doktorit". Megjithatë nuk dihet nëse fotoja e publikuar sot nga Çollaku është shkrepur sot.

“Sot në mbledhjen e Byrosë Parlamentare. Revolucion Parlamentar i çuditshëm, as lajmëruan kur e filluan, as lajmërojnë që e lanë mes rruge. Hetimi i fondeve qeveritare të AZHBR dhe publikimi i afërt i listës së përfituesve, mesa duket ia ka këputur gjunjët ndonjë Aksionisti të opozitës. Se opozitë nuk bën dot, kur natën perfiton grante nga qeveria me sms të Edi Ramës e ditën përmbys karrige me sms  të Doktorit”, shkruan Çollaku.

Ky reagim i Çollakut vjen disa ditë pas përplasjes së ashpër që pati me kolegun demokrat Dashnor Sula në ambientet e kryesisë së Kuvendit që agravoi drei në përplasje fizike.

Fotoja e publikuar nga Kreshnik Çollaku

1700168697_399687208102311915013920411761031451536956191n.jpg

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 17/11/2023 09:29

    keshtu beni te gjithe fatkeqesisht

    Përgjigju
  • altin: 17/11/2023 08:18

    Kshu e kan kap dhe kryetarin tuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?