Çoi në ‘Kushtetuese’ mënyrën si ndahen mandatet, Murrizi në ‘Repolitix’:  Kjo gjykatë, më politike se e para! PS-PD-LSI kanë përfaqësuesit e tyre atje

29 Dhjetor 2020, 22:33| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 22:44

  • Share

Kërkesa e dorëzuar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese për shpërndarjen e mandateve, për Myslim Murrizin është një kërkesë që largon herësin dhe hap 100 % listat duke bërë shpërndarjen e mandateve sipas votave të marra dhe jo sipas renditjes së listës së kryetarit të partisë. I pyetur nëse ai beson gjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Murrizi tha në “Repolitx” se kjo gjykatë është më politike se ajo e para, ku anëtarët e saj janë shprehur hapur si besnik të një linje politike.  

“Më 30 korrik u votua që subjektet duhet të kenë jo më pak se 2/3 listat e hapura që do të thotë jo më pak nuk pengohet asnjë subjekt politik ti bëjë ato 100 % të hapura. Kushtetuta përcakton dyshemenë se deri ku lejohet ai që ka qejf për ta mbajtur të hapur listën, por nuk pengon partitë ti hap 100 %. Ne kërkojmë që të mos ketë herës për të prishur listën e  kryetarit dhe shpërndarjen e mandateve. Kjo gjykatë Kushtetuese është më politikë nga ajo që ishte, se ajo që ishte nuk vinin kaq shumë ashpërsisht besnik politike në gjykatë. Anëtarët e rinj janë ndarë nga 2.3 për secilin, Ramën, Metën, Berishën. Secili prej tyre ka pasur një qëndrim politik në të kaluarën e tyre”, tha Murrizi.

Lëvizja Demokratike Shqiptare me përfaqësues Myslim Murrizin ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar nenin 163 të Kodit Zgjedhor. Murrizi argumentohet anti-kushtetueshmërinë e të ashtuquajturit herës në shpërndarjen e mandateve, si një element që cenon barazinë e votës dhe që praktikisht bie ndesh me parimin e listës së hapur të sanksionuar në kushtetutë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mirditor: 29/12/2020 23:02

    Si ka mundsi që në tv nuk flitet asnjëher për vende pune, sigurin rrugore, për mjedisin, sigurin në punë, sigurin kombëtare, për teknologjinë. Po ftoni vetem pushtetaret në programe? Na mërzitet jeten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?