Sociale

Coca-Cola në Shqipëri, udhëheqëse e nismave në të mirë të mjedisit

19 Nëntor 2021, 08:35| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 08:40

  • Share

·         Flotë makinash 100% elektrike në Tiranë, Durrës dhe Kavajë

·         242 tonë CO₂ të reduktuara në vit nga flota e makinave elektrike të CCBS

·         10,680 m² Panele fotovoltaike për prodhimin e afro 62% të energjisë së kërkuar nga CCBS dhe reduktimin e 1,230 tonë CO₂ të emetuar çdo vit.

·         Paketim 100% i ricikluar për formatet 0,45 L dhe 0,9 L për të gjitha markat në portofolin e CCBS

·         4,740,000 paketime të ricikluara dhe të riciklueshme të produkteve të CCBS vetëm gjatë 2021

Një raport i publikuar së fundmi nxjerr në pah kontributin e pakrahasueshëm të Coca-Cola në Shqipëri përmes nismave në të mirë të mjedisit. Investime gjigande, që linjat e prodhimit dhe shpërndarjes së Coca-Cola në Shqipëri, deri edhe vetë produktet, të optimizohen në interes të natyrës së bukur shqiptare.

Këto investime u reflektuan si pjesë e një raporti të publikuar nga Coca-Cola në Shqipëri, i bazuar tek një studim i fundit i Universitetit të Menaxhimit SDA Bocconi mbi ndikimin socio-ekonomik të Coca-Cola në Shqipëri.

Në 2010-ën, Coca-Cola solli në Shqipëri sistemin e parë dhe më të madh të pastrimit të ujit të shkarkuar dhe përdorimin e tij në natyrë për ujitje të pemëve, një investim prej 1 milion Euro.

Vitin e kaluar, Coca-Cola udhëhoqi modelin e kompanisë së angazhuar seriozisht në të mirë të mjedisit duke e pajisur forcën e saj tregtare me 76 automjete 100% elektrike- duke filluar nga rrugët e Tiranës, Durrësit dhe Kavajës- për të shmangur kështu emetimin e 242 tonëve dioksid karboni, ose duke kryer kështu punën për pastrimin e ajrit që kryejnë në vit 18 mijë pemë. 

Këtë vit, Coca-Cola bëri edhe një tjetër investim gjigand në Shqipëri në të mirën e mjedisit, duke realizuar me sukses investimin në impiantin fotovoltaik me sipërfaqe 10,680 m² të instaluar ne taracën e stabilimentit, investim ky në vlerën 1,260,000 Euro. Megjithatë, këtë vit Coca-Cola nuk e kufizoi kontributin e saj vetëm në pajisje miqësore ndaj mjedisit dhe tek flota e makinave.

Një risi tjetër e madhe u prezantua më pas në tregun shqiptar, shishet e bëra me 100% plastikë të ricikluar, në formatet 0.45 L dhe 0.9 L, të cilat sot përfaqësojnë 4,740,000 paketime të bëra tërësisht nga rPET në një vit.

Coca-Cola në Shqipëri prezantoi edhe shishen e re dinamike të produktit Sprite, një largim nga paketimi i saj historik jeshil, për një PET transparent lehtësisht të riciklueshëm dhe të ricikluar. Këto risi, në prodhimin me shishe rPET, janë pjesë e strategjisë afatgjatë të kompanisë “The Coca-Cola Company”, në kuadër të projektit “Bota pa Mbetje”.

Gjithashtu, Coca-Cola ka kontribuar tek mjedisi edhe përmes nismave si “Save the Coast – Shpëtoni Bregdetin”, gjatë së cilës 1,500 thasë me mbeturina u larguan nga Kepi i Rodonit duke i kthyer bukurinë pikës turistike të njohur për pamjen përrallore. Coca-Cola ka qenë edhe pjesë e nismave për gjelbërimin e ambienteve, duke kontribuar në mbjelljen e mbi 1,000 pemëve në mjediset e CCBS dhe të tjera në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?