Sendet e vjedhura

Çmontohet banda e 'hajdutëve të xhepave' në Greqi, 30 të arrestuar, mes tyre 20 shqiptarë! Kryen 81 vjedhje, sekuestrohen 50 mijë euro

11 Shkurt 2022, 22:39| Përditesimi: 11 Shkurt 2022, 22:43

  • Share

Policia greke ka arrestuar 30 persona, 20 prej të cilëve shqiptarë për disa vjedhje të pasagjerëve në transportin publik. Përveç shqiptarëve në pranga janë vënë edhe 8 pakistanezë, 1 rumun dhe 1 nga Bangladeshi, ndërsa 9 janë shpallur në kërkim.

Hajdutët që prej tetorit 2021, vepronin si grup i strukturuar ku kishin të ndarë rolet e tyre, ndërsa preja e tyre ishin pasagjerët e transportit publik.

Ata vepronin orën e pikut ku në autobus të kishte sa më shumë njerëz për t'u marrë portofolat dhe celularët , ndërsa ishin të kujdesshëm të zgjidhnin zona ku nuk kishte kamera sigurie dhe përdornin shprehje të koduara në komunikimet e tyre telefonike. Pas vjedhjeve paratë i ndanin me njëri tjetrin.

Të arrestuarit akuzohen si autorë të të paktën të 81 vjedhje ndërsa shuma e parave të grabitura shkon deri në 50 mijë euro. Në kontrollet e kryera në 20 shtëpi të anëtarëve të organizatës kriminale dhe në dy dyqane janë gjetur dhe sekuestruar 10 laptopë, 83 celularë, 11 ora, 5 kuleta, 3 çanta, byzylyk femrash me vlerë 3070 euro, 5 automjete, 2 motoçikleta, celularë, tabletë dhe laptopë, si dhe një sërë dokumentesh, shënime të shkruara me dorë dhe fatura të transportit publik.

Sendet e vjedhura

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?