Foto ilustruese

Çmimin Nobel për Ekonominë fituesit Paul Milgrom dhe Robert Wilson

12 Tetor 2020, 13:17| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 13:21

  • Share

Çmimin Nobel në Ekonomi për vitin 2020 e kanë fituar dy amerikanë, Paul Milgrom, 72 vjeç dhe mbikëqyrësi i tezës së tij Robert Wilson, 83 vjeç.  Fituesit janë dy profesorë në Universitetin e Stanfordit, dhe këtë vlerësim sipas Akademisë Suedeze e kanë për tezën “përparimet në teorinë e ankandit dhe shpikjen e sisteme të reja ankand”. Komiteti tha se puna e Wilson tregoi se "vlera e cila është e pasigurt paraprakisht në fund të fundit është e njëjtë për të gjithë". Milgrom zhvilloi një teori më të përgjithshme të ankandeve  të quajtur ndryshe si "vlera private" e asaj që shitet , e cila mund të ndryshojë shumë nga një ofrues në tjetrin. Dy fituesit janë vlerësuar për punën e tyre inovative që është përdorur në veçanti, në caktimin e frekuencave telekomunikuese dhe ato kanë zgjidhur probleme të ndryshme, për shembull në caktimin e fushave të kërkimit të naftës.

Vitin e kaluar Çmimi Nobel në Ekonomi iu dha Abhijit Banerjee, Esther Duflo, Michael Kremer për qasjen eksperimentale në luftën kundër varfërisë globale

Të hënën, Komiteti Nobel dha çmimin për fiziologji dhe mjekësi për zbulimin e virusit që shkakton hepatitin C.  Çmimi i së martës për fizikë nderoi përparimet në të kuptuarit e mistereve të vrimave të zeza kozmike. Çmimi i letërsisë iu dha poetes amerikane Louise Glück ndërkohë që Programi Botëror i Ushqimit fitoi Çmimin Nobel për Paqe të Premten për përpjekjen e tij për të luftuar urinë në të gjithë botën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?