Medalja 'Nobel'

Çmimi Nobel 2022 në Kimi i jepet 3 shkencëtarëve për ‘Zhvillimin e mënyrës së bashkimit të molekulave’

5 Tetor 2022, 12:11| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 12:38

  • Share

Çmimi Nobel i këtij viti në kimi i është dhënë në pjesë të barabarta 3 kimistëve: Carolyn R. Bertozzi, Morten Meldal dhe Karl Barry Sharpless për zhvillimin e mënyrës së "bashkimit të molekulave".

Hans Ellegren, sekretari i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, shpalli fituesit të mërkurën në Institutin Karolinska në Stokholm, Suedi.

Java e shpalljes së çmimit "Nobel" filloi të hënën me çmimin në Mjekësi duke nderuar një shkencëtar që zbuloi sekretet e ADN-së së Neandertalit. Tre shkencëtarë të tjerë, së bashku fituan çmimin në Fizikë të martën për të treguar se grimcat e vogla mund të mbajnë një lidhje me njëra-tjetrën edhe kur ndahen.

Çmimi Nobel në kimi për vitin 2022 i jepet Carolyn R. Bertozzi, Morten Meldal dhe Karl Barry Sharpless. Tre kimistët morën çmimin Nobel për zhvillimin e mënyrës së bashkimit të molekulave.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?