Fituesit e çmimit Nobel në Fizikë

Bota

Çmimi Nobel në Fizikë u jepet 3 shkencëtarëve që studiuan ndryshimet klimatike

5 Tetor 2021, 12:18| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 12:37

  • Share

Çmimi Nobel në Fizikë për 2021 u është dhënë 3 shkencëtarëve që kanë studiuar ndryshimet klimatike. Ato janë Syukuro Manabe nga Princeton nga SHBA, Klaus Hasselmann Max Planck nga Hamburg, Gjermani dhe Giorgio Parisi nga Sapienza i Romës në Itali.

Japonezi Manabe dhe gjermani Hasselmann e fituan bashkërisht gjysmën e çmimit, “për modelimin fizik të klimës së Tokës, si dhe parashikimin e besueshëm të ngrohjes globale”. Manabe dhe Hasselmann “hodhën themelet e njohurive për klimën e tokës dhe sesi njerëzimi po ndikon në të. Ndërsa italiani Giorgio Parisi fitoi gjysmën tjetër, pasi zbuloi modele të fshehta në materiale të çrregullta e komplekse.

Fituesit u shpallën të martën nga Goran Hansson, sekretar i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave. Çmimi prestigjioz vlen 1.15 milionë dollarë dhe jepet nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Ditën e djeshme u dha çmimi Nobel në mjekësi që u fitua nga dy shkencëtarët amerikane David Julius dhe Ardem Patapoutian, për zbulimin e receptorëve për temperaturën dhe prekjen. Sipas Akademisë së Nobelit shpikja e tyre është thelbësore për mbijetesën dhe mbështet ndërveprimin tonë me botën përreth.

Fituesit e çmimit Nobel në Fizikë

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e Shqipërisë për Europianin, a jeni dakord me zgjedhjet e Sylvinhos?