Çmimi i ulët, qindra ton grurë 'rrugëve' të Myzeqesë! Fermerët: Grumbulluesit fiksojnë çmimin! Me 2800 lek/kuintali, nuk mbulojmë kostot

Në fushat e Myzeqesë korrja e grurit është në pikun e tij.  Report Tv kreu një vëzhgim në fshatin Këmishtaj të Lushnjës ku takojmë Artan Gjonin, një ndër kultivuesit kryesor, që ka mbjellë 40 hektarë grurë. Cilësia është e mirë, por problem për të mbetet çmimi i ulët, 2800 lek/kuintal.

“Prodhimi mesatar, prisnim më shumë por kushtet e motit. Sot është 2800 lekë kuintali. Është shumë dobët sepse rreth 40 ha, qe kam mbjellë përfitova subvencione nga shteti vetëm 10 ha pjesa tjetër me shpenzimet e xhepit tim.  Do e çoj në një fabrikë mielli dhe atje e dorëzoj të gjithë sasinë e grurit”, shprehet Artan Gjoni.

Ka punuar gjithë vitin, prodhon 2000 kuintal grurë, por Artani nuk pret të marrë fitime.

 “S’kam magazinë që ta ruaj. Nuk kemi kushte se unë prodhoj rreth 2000 kuintal grurë. Do kushte ky e ka nderin në fabrikë. Jam i kënaqur me prodhimin, por me çmimin leverdia është zero”, vijon Gjoni.

Në të njëjtën vështirësi është kushëriri i tij, Kol Gjoni, cili renditet shpenzimet e shumta që ka bërë për të kultivuar grurin. Sa për çmimin, atë e caktojnë tregtarët e mëdhenj apo fabrikat e miellit, ndërsa fermerët janë të detyruar ta shesin prodhimin nën kosto, sepse nuk kanë vend për magazinim.

“Unë kam 5-6 vite që e kultivojë grurin Sivjet unë kam mbjellë  40 ha Kemi shumë probleme me çmimin , sidomos plehrat janë të shtrenjta 130 mijë lek kuintali i uresë. dhe shteti tallet me ne vë një çmim prej 28 mijë lekë të vjetra. Unë merrem me këtë punë, por deri më tani kam dalë në humbje. Deri tani nuk kemi magazina asgjë . Shteti duhet të vërë dorë për ne. Gruri duhet të shitet me 40 deri në 50 mijë lek kuintali që fermerët të marrin fitime, sot kam filluar korrjen por skam magazina asgjë s’di ku do e çoj shteti duhet të vërë dorë mbi ne”, thotë Kol Gjoni.

Panoramë akoma më e zymtë është në fshatrat Grecalli dhe Daullas të Fierit. Aty ku gruri i sapo korrur ekspozohet në rrugë me qëllim tharjen nga lagështira dhe shitjen tek ndonjë tregtar qe kalon këtyre anëve.  

“Ky çmim nuk e justifikon fare mundin e shpenzimet. Plehrat janë shtrenjtë, pesticidet shtrenjtë, plugimet e njëjta gjë. Vete rreth 1 milion e 300 mijë për ha. Vjet ishte me 45 mije lek/kuintali sot e kërkon tregtari me 25 mijë/ kuintalin. Shteti duhet të ndihmojë me subvencionime se plugimet, nafta është e shtrenjtë”, tha fermeri Vasil Stoja.

Fermerët e Fierit, Lushnjes dhe Divjakës janë prodhuesit më të mëdhenj të grurit në vend me një sipërfaqe totale prej 17 mijë hektarësh. Me 50 kuintalë për hektarë, prodhimi total shkon në 85 mijë ton grurë në vit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mesazh: 28/06/2023 15:43

    Grumbulloni ne thase dhe shitini online miell gruri tip 00 ose 500 ne shqiperi sic shiten gjera tjera online! Pra shisni mallra sa me shume sikurse gruri online bashke me posten besoj njerezit e blejne vet kush ka interes 200-300kg miell per buke apo brumra! Pra duhet modernizoheni ne shitje brenda shqiperise !

    Përgjigju
    • Lala: 28/06/2023 18:47

      Gjete kujt Tu thuash.fshatareve.keta e Kan Menjen akoma ne komunizem.shteti duhet te Ben kshu.shteti duhet te me demshperblej etj etj .

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?