Foto ilustruese

Çmimi i naftës po rritet, por në Kosovë më lirë se vendet e tjera të rajonit

6 Shkurt 2022, 20:51| Përditesimi: 6 Shkurt 2022, 20:56

  • Share

Pavarësisht rritjes se çmimeve të karburanteve, Kosova me çmimet më të lira në rajon. Ka muaj që ka filluar rritja e çmimeve të produkteve të ndryshme elementare në Kosovë.

E rritje të tillë duket që kanë pësuar edhe karburantet. Këtë e bëjnë të qartë çmimoret e vendosura në çdo pikë furnizimi për makinat.

Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

“Është duke u rritur çmimi në mënyrë të theksuar. Kemi rritje të derivateve të naftës me shumicë, çdo ditë 25 dollarë, ndërsa me pakicë nuk ka lëvizje që një javë”, tha Berjani.

Ndërsa sa i perket ligjit të naftës, Berjani tha që presin miratim nga Kuvendi i Kosovës. Ndërkohë në krahasim me shtetet e rajonit, karburantet në Kosovë janë më lirë se në Bosnje, Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri./Gazetaexpress/

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?