Foto ilustruese

Çmimi i Madh i Kinës anulohet nga Covid-19, konfirmohet nga Formula 1

2 Dhjetor 2022, 16:22| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 16:25

  • Share

Formula 1 ka konfirmuar lajmin se nuk do të zhvillohet ngjarja sportive, Çmimi i Madh i Kinës për shkak të masave të marra ndaj Covid-19. Ky është viti i katërt që anulohet ky organizim edhe pse ishte planifikuar të ndodhtë këtë vit ,më 16 prill 2023., por për shkak të situatës së përkeqësuar sërish nga Covid-19 në Kinë, ky organizim u anulua. Hera e fundit që gara u zhvillua ishte në vitin 2019, kur u fitua nga Lewis Hamilton në rrugën e drejt titullit të tij të gjashtë botëror.

“Formula 1 mund të konfirmojë, pas dialogut me promotorin dhe autoritetet përkatëse, se Çmimi i Madh i Kinës 2023 nuk do të zhvillohet për shkak të vështirësive të vazhdueshme të paraqitura nga situata e COVID-19”, tha në një deklaratë Formula 1.

Formula 1 po përgatitet për ta zhvilluar organizim në një vend tjetër dhe do lajmëroj së shpëjti për çdo vendim të ri që do merret për të gjithë dashamirësit e sportit. S

Sporti tani po përballet me raundin e zhdukur në Kinë , i vendosur midis garave në Melburn më 2 prill dhe Azerbajxhan më 30 prill, ndërsa drejtuesit e F1 po interesohen për vendin ku do të realizohet raundi i anuluar.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?