Çmimi i grurit bie në 25 lek/kg, fermerët e Maliqit: S’nxjerrim as shpenzimet! Braçe-Krifcës: Pse sillemi kështu me grurin?

17 Korrik 2023, 16:43| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 16:51

  • Share

Prej ditësh në fushën e Maliqit ka nisur korrja e grurit por ndryshe nga vitet e kaluara prodhimi është më i ulët. Fermerët e Maliqit rendisin një sërë arsyesh por më së shumti i dëmtuan rreshjet dhe moti i lagësht përgjatë periudhës Maj -Qershor. Fermerët thonë se me këtë rendiment nuk mbulojnë as koston e prodhimit.

“Është dobët nuk është si ngahera gruri, nuk është normal si ishte më para. Pjesë-pjesë ka kapur kalbëzimi, asgjë nuk nxjerrë këtë vit, as koston nuk e nxjerr dot. ra breshëri e dëmtoi grurin. Nuk kemi të ardhura vetëm rrëmo kot, të ngremë duart lart”, tha një fermer.

Një tjetër problem me të cilin po përballen fermerët është edhe gjetja e tregut. Sipas tyre çmimi 25 lekë për kilogram është tepër i ulët dhe qesharak.

Problem është çmimi shumë I ulët, shumë keq është. Jemi mërzitur aq tepër sa s’ka, s’kemi ndihmë nga askush vetëm me forcat tona.

Nuk i vlen fermerit të mbjellë as grurë asgjë, çmimi i grurit nuk shkon si më parë, këtë vit e kërkojnë më 25. Kemi shpresë që të ngrihen çmimet dhe të ulet buka thirrje qeverisë të uli çmimet”, thonë ata.

Drejtori i Bujqësisë pranë bashkisë Maliq, Arben Dulellari tha se në fushën e Maliqit janë mbjellë 4000 hektarë me grurë por mbi 120 hektarë janë dëmtuar nga lagështia dhe temperaturat e ulta.

Ndërsa për çmimin e ulët të grurit ka reguar deputeti socialist Erion Braçe, duke postuar në rrjetet sociale shqetësimin e një fermeri nga Lushnja, I cili ka kultivuar 400 hektarë grurë.

“Thirrja  e znj.Ministre për të mbjellë grurë u dëgjua përfituam dhe subvencionin e farës. Por humbëm çmimin! Është turp dhe jo e drejtë  të shitet gruri 25 lek kg”, shkruan Kejdi, fermeri 25-vjeçar nga Lushnja, ndërsa deputeti Braçe, duke përdorur batutën e kryeministrit “Kur do flasim?!”, i drejtohet ministres Krifca me fjalët: Pse sillemi kështu me grurin? Po me bujqit e grurit? Pse sillemi sikur si njohim?!

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Petrit: 18/07/2023 08:42

    Ne vendet me shumicen e siperfaqes se tokes kodrinore apo malore, nuk duhet mbjellur grure (te pakten nuk ka llogjike ekonomike), kultura bujqesore duhet te jete qe te minimizoje koston e prodhimit. Gruri don siperfaqe toke te medha dhe jo te parcelizuara sic jane tek ne, perndryshe kostoja i bie shume e larte dhe detyrimisht pa leverdi.Nese i shikoni neper bote , veshtire qe te mbjell kush te pakten nen 50ha toke grure, Gjithsesi bujku duhet perkrahur dhe orientuar nga specialistet me te zote dhe te plot-informuar.

    Përgjigju
  • Maks: 18/07/2023 08:38

    Mos e shisni grurin ketyre grosisteve ruajeni per me von Shihni rusia nuk shet me grur ne europ dhe grurin ukrainas e bllokoj Parazhikimet e cmimit te grurit jane te frikshme Zoti i qetesoft mendjet e nxeta

    Përgjigju
  • flori: 18/07/2023 03:45

    prodhoni sa me shume grure ,,,,se rusia w mbylli eksportin ....nuk duhet te mbahemi me miell hua....

    Përgjigju
  • Iris: 18/07/2023 00:51

    Tani qe Putini prishi marreveshjen e grurit,cmimi do shkoje /up,up.up/,s.d.q,kush eshte idioti qe rekomandoi mbjellje gruri ne Maliq.Korce?! Ajo eshte nje nga zonat me me lageshti e me nje nga klimat me te keqia ne vend.

    Përgjigju
  • redi: 17/07/2023 22:34

    Gruri me cmimin qe eshte sot dhe problemet e magazinimit duhet te shqetesoje qeverine.Nuk eshte keq qe nje pjese te madhe ta blej shteti per rezervat e tij dhe mundesisht te ngreje dhe nje fabrike shteterore per te thyer monopolin e miallit ndryshe mijera fermere do oerballen me deshtimin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?