Politikë

Çmimi i energjisë dhe kriza energjetike, Meta: Qeveria gënjen, ka dështuar së menaxhuari sistemin! Po mbifaturon shqiptarët

28 Shtator 2022, 13:48| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 18:00

  • Share

Kriza energjetike sipas kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta është më së shumti si shkak i keqmenaxhimit të sistemit nga ana e qeverisë. Në një deklaratë për mediat, Meta i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e kryeministrit Rama se nuk do të preket çmimi i energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla. Meta tha se tashmë ka filluar mbifaturimi për qytetarët shqiptarë.

“Sapo dëgjuam gënjeshtrat që nuk do preken konsumatorët familjarë nga rritja më e fundit arbitrare e çmimit nga ERE nën diktatin e plotë të qeverisë. Ndërkohë që ka nisur denoncimet e mjaft qytetarëve që janë mbi faturuar ose që u është faturuar energji ndërkohë që nuk kanë qenë në shtëpi gjatë muajve të fundit.

Kishim paralajmëruar që ata duhet të rrisin shumë vigjilencën që të mos vidhen e mbifaturohen nga punonjësit e papërgjegjshëm të OSHEE. Kjo situatë e pajustifikuar në themel të saj ka dështimet e qeverisë dhe kryeministrit aktual që pas 10 vitesh kërkon të shpëtojë, kriza e keqqeverisjes së tij thellohet në kurriz të qytetarëve të thjeshtë të pambrojtur. Dështimet e qarta dhe të pafundme në këtë sektor, dështimi i premtimit të pambajtur për diversifikimin e energjisë”, tha Meta.

Sa i përket protestave masive që kishte premtuar se do të sillte opozita shqiptare në shtator, Meta u justifikua duke thënë se bëhen çdo ditë nga qytetarët e thjeshtë dhe nuk dha një datë nëse do të rikthehen me denoncime apo protesta të tjera.

Nga ana tjetër bëri me dije se Partia e Lirisë do të depozitojë një projektligj në Kuvend për ndërtimet pa leje duke thënë se të gjithë ndërtimet e kryera deri më sot të legalizohen e të bëhen pa pagesë në mënyrë që qytetarët të shpëtojnë nga makthi i presionit nga shteti. 

Ora 13:56
‘Revoltë masive në shtator’, Meta i ‘vjedh’ protestat qytetarëve: Ka çdo ditë, i provokon vetë Rama

 

Edhe pse kishin premtuar protesta masive në shtator, opozita shqiptare ende nuk e ka organizuar një të tillë ndërkohë që muaji po mbaron. Megjithatë Meta e gjeti sot një mënyrë ‘justifikimi. Ai tha se protesta ka çdo ditë dhe ato bëhen nga qytetarët e thjeshtë.

“Prindërve, të gjimnazistëve, të pedagogëve, të studentëve, të gjithçka tjetër. Mos i nënvlerësoni këtë protesta, janë të sinqerta dhe që janë provokuar nga një qeveri që nuk ka asnjë lidhje me ligjin, me të drejtat e qytetarëve të saj. Do të vazhdohet me protestat se këto protesta i prodhon vetë kjo qeveri”, tha Meta.

Ora 13:54
Ndërtimet pa leje, Meta: Do të depozitojmë ligj në Kuvend! Qytetarët të shpëtojnë nga makthi i shantazhit

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për konfiskimin e ndërtimeve pa leje duke kritikuar sërish Edi Ramën ndërsa u shpreh se do të depozitojnë një ligj në Kuvend që qytetarët të shpëtojnë nga makthi i shantazhit.

“Ai e ka syrin pishë edhe për të parë kotecin e të moshuarës atje në Nartë të Vlorës edhe për të treguar ligjin e burgun një 82-vjecare. E ka të tillë për të parë edhe avullitë e banorëve dhe dritaret, por nuk i punojnë sytë për të parë gratacelat. Partia e Lirisë është  e vendosur t’i japë fund kësaj loje që bëhet me qytetarët shqiptarë sa i takon marrjes peng përmes lejimit të ndërtimeve pa leje dhe pengmarrjes për arsye elektorale e korruptive. Pas 10 vitesh nuk mund t’i ankohet askujt për gjithçka ka ndodhur pa leje. Për t’i dhënë fund, do të depozitojmë ligj për legalizimet në Kuvend që të gjitha ndërtimet e kryera pa leje deri më sot, të legalizohen e të bëhen pa pagesë përveç ndërtimeve të realizuara mbi vepra të infrastrukturës publike në mënyrë që qytetarë të shpëtojnë nga makthi i shantazhit dhe patronazhistët e Rilindjes për këtë problem që kanë dhe përgjegjësinë e ka vetë shteti”, tha Meta.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 28/09/2022 19:18

    Po po per ty vec genjen qeveria se kur qeverise ti nuk genjeje po ik mor debil

    Përgjigju
  • Joni: 28/09/2022 19:15

    Po ca po flet kot aman o ordiner

    Përgjigju
  • Gesa: 28/09/2022 17:07

    O meta pse do te perhapesh panik gjithmone

    Përgjigju
  • Alban: 28/09/2022 17:07

    Po si genjen qeveria kur ne kemi drita akoma o derzi

    Përgjigju
  • Olta: 28/09/2022 15:35

    Mduket se ngatrrove fjalen mbifaturim me mbeshtetje o spiun

    Përgjigju
  • Ilmi: 28/09/2022 15:34

    Hajde spiun hajde po ik o like rri aty ca llap kot kur sdi ca behet

    Përgjigju
  • Luan: 28/09/2022 14:58

    Qe te shmanget mbifaturimi behu lexues sahati o like

    Përgjigju
  • Alban: 28/09/2022 14:57

    Kingu i skraparit , po si ka mundesi qe te ka ardhur zeri tani qe je ne opozite , te qan shpirti per pak pushtet.

    Përgjigju
  • Mona: 28/09/2022 14:21

    Na shpifi ky njeri gjithe ditën neper ekrane e gazeta,e urrejmë,si spiun,hajdut,vrasese,te gjitha te këqijat i ka ky njeri e del e jep mend te tjereve

    Përgjigju
  • Joti: 28/09/2022 14:05

    o mullahu i gurores se Tomorrit! mjekra dhe dy veshet e tu formojne nje trekendesh - je spihun!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?